Është vetëdorëzuar në polici Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek.

Demirazi është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, ai u largua nga Greqia pas vrasjes së ndodhur në Selanik.

I riu shqiptar, së bashku me disa bashkëmoshatarë të tij akuzohet për vrasjen e Alkis Kampanos në Selanik, disa ditë më parë në afërsi të stadiumit të ‘Arias’.

20-vjeçari shqiptar kaloi kufirin në pikën e kalimit të Kapshticës, në datën 2 Shkurt, kur ende nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke.

Avokatët grekë të Demirazit ishin shprehur në mediat e vendit fqinj se pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar për arrest është e pamundur që i riu të kthehet vetë në Greqi.

Ndaj, edhe autoritetet greke i kanë sugjeruar të dorëzohet në autoritetet shqiptare, për të kryer procedurën në prokurorinë e zonës e në vijim të kryhet dhe ekstradimi në Greqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re