Ushtria azerbajxhanase hyri në qytetin e Agdamit, i cili kishte qenë nën pushtimin armen për 27 vjet.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar nga Azerbajxhani dhe Armenia me ndërmjetësimin e Rusisë, ushtria azere hyri në Agdam.

Rreth 77 përqind e territorit të përgjithshëm të Agdamit në vitin 1993 u pushtua nga ushtria armene. Për shkak të okupimit, rreth 200,000 azerbajxhanas lanë shtëpitë e tyre në atë kohë. Qendra e Agdamit dhe fshatrat përreth u plaçkitën dhe u shkatërruan pas okupimit, dhe shumica e ndërtesave u kthyen në gërmadha në 1993.

Pasi ushtria azerbajxhanase nisi një operacion në 27 shtator për të çliruar Nago-Karabakun, pesë qytete, katër qytete më të vogla dhe 286 fshatra u çliruan nga okupimi armen, duke çuar në kapitullimin e Armenisë.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Armenia ra dakord gjithashtu që të kthejë Agdamin, Laçın dhe Kelbecer te Azerbajxhani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re