Një pjesëtar i komunitetit turk në Kosovë ka ngritur një kallëzim penal ndaj zv.ministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj për fyerjen që ja bëri Turqisë duke e quajtur “Shtriga e Ballkanit”.

Bëhet fjalë për qytetarin që jeton në Prizren, Ertan Simitçi, sipas të cilit, gjuha e përdorur nga Dedaj është “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik”.

“Ky person deri më tani ka shumë postime apo vepra që ka përdor gjuhën raciste, fyese dhe përçarëse e anti-kushtetuese ndaj komunitetit turk në Kosovë”, thuhet ndër tjera në kallëzim penal.

Dedaj, të dielën përmes një postimi në Facebook ka thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re