Edhe pasi u bë një çështje mjaft e diskutuar në mediat sociale ditët e fundit, masakra ndaj qenve vazhdon.

Duket se njerëzit ende nuk e kanë kuptuar se keqtrajtimi ndaj kafshëve mund t’i çojë të përballen para ligjit.

Një tjetër video e rëndë është shperndarë sot ne rrjetet sociale. Një qytetar nga Berati shkruan se një person, rreth të 40-ve, i ka lidhur qenit një gurë në qafë me zinxhir dhe më pas e ka lëshuar në lumin e Osumit.

Nga e gjitha kjo skenë, qytetari ka arritur të kapë një fragment të shkurtër, ku shihet teksa personi lëshon qenin në lumë.

“Një person në qytetin e Beratit ka provuar të mbysë një qen në lumin Osum duke i lidhur një gurë në qafë. Nuk munda t’i bëj video më të gjatë, se nuk mund ta shihja dot”.” – shkruan qytetari beratas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re