Zlatan Ibrahimovic realizoi 3 nga 7 golat e Los Angeles Galaxy në fitoren 7-2 ndaj Sporting Kansas City, duke dhuruar një tjetër performancë të shkëlqyer në MLS. Gjiganti suedez ka realizuar më shumë se gjysmën e golave të ekipit të tij në këtë sezon. Ai është në kuotën e 26 finalizimeve, 2 më pak se rivali i tij Carlos Vela i Los Angeles FC.

Përgjatë 2 sezoneve në MLS Ibra ka shënuar në total 48 gola në 52 ndeshje, shifra që, sipas tij, e bëjnë më të mirin e historisë së këtij kampionati.

“Mendoj se jam lojtari më i mirë që ka patur ndonjëherë MLS. Kjo nuk është shaka.”

I pyetur nga gazetarët se përse mendon se është më i miri, ai reagoi: “I kë ndjekur dy kampionatet e fundit, që unë kam luajtur këtu? Duhet të fitoj titullin? Jo, unë luaj për ta fituar, por jo për të treguar se cili jam.”

Dhe më pas pyetja e Zlatanit për gazetarin: – “Ju, nga jeni me origjinë?” “Meksika”. “Tani e kuptoj pse ma bëni këtë pyetje,” – ironizoi 38-vjeçari, duke iu referuar faktit se ishte bashkëkohës i Carlos Velas.

Të dielën, Ibrahimovic theu rekordin e golashënuesit më të mirë të Los Angeles Galaxy gjatë sezonit të rregullt, i cili mbahej nga Carlos Ruiz në vitin 2002 me 24 finalizime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re