Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën në lidhje me fundosjen e varkës që transportonte në detin Mesdhe emigrantët e parregullt: “Sistemi ndërkombëtar, që hesht dhe nuk gjen zgjidhje ndaj kësaj drame që nuk merr fund, është fytyra moderne e barbarizmit”, transmeton KosovaPost. 

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në lidhje me fundosjen e varkës që transportonte në detin Mesdhe emigrantët e parregullt nga Libia, tha: “Sistemi ndërkombëtar, që hesht dhe nuk gjen zgjidhje ndaj kësaj drame që nuk merr fund, është fytyra moderne e barbarizmit”. 

Kallën në deklaratën e bërë në llogarinë e tij të medias sociale Twitter shkroi: “117 persona gjetën vdekjen si pasojë e fundosjes së një varke në det të hapur në Libi. Shpreh ngushëllimet për viktimat”. 

Në deklaratën e bërë dje nga Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit për Italinë, Flavio Di Giacomo, bëhej e ditur se dje në Mesdhe ishin mbytur ose kishin humbur 117 emigrantë të parregullt. 

Edhe Kryeministri i Italisë, Sergio Mattarella në deklaratën me shkrim tha: “Ndjej një dhimbje të thellë për humbjen e më shumë se 100 jetëve të grave, foshnjave dhe meshkujve në detin Mesdhe”. 

Në dy aksidente detare, që ndodhën dje në Mesdhe, rreth 170 emigrantë të jashtëligjshëm u mbytën ose rezultojnë të humbur. 

Kështu, në deklaratën me shkrim të bërë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), sipas informacioneve të marra nga institucionet civile, bëhet e ditur se si pasojë e fundosjes së varkës me emigrantë të parregullt në detin Alboran ndërmjet Spanjës dhe Marokut, humbën jetën 53 persona. 

Një person i mbetur i gjallë pasi qëndroi 24 orë në det, u shpëtua nga një varkë peshkimi dhe u shtrua në spital për kurim në Marok. Bëhet e ditur se anijet marokene dhe spanjolle të shpëtimit, pavarësisht se vazhdojnë të kërkojnë varkën, nuk kanë arritur asnjë rezultat. 

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi në lidhje me tragjedinë më të madhe të emigrantëve të parregullt të përjetuar këtë vit tha se vazhdimi i tragjedive të tilla në Mesdhe është i patolerueshëm. “Nuk mund të shpërfillim vdekjen e gjithë këtyre njerëzve përpara portës së Evropës” tha Grandi. 

Ai theksoi se duhet bërë çdo lloj përpjekjeje për të shpëtuar këta lloj emigrantësh.   

Edhe në një aksident tjetër të raportuar nga flota italiane u bë e ditur se 117 emigrantë të çrregullt u mbytën ose rezultojnë të humbur. 

Bëhet e ditur se 3 persona të mbijetuar u dërguan për tu kuruar në ishullin Lampedusa të Italisë. 

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit për Italinë, Flavio Di Giacomo, në deklaratën e bërë me informacionet e marra nga 3 emigrantët e shpëtuar me helikopterët e flotës italiane, tha: “3 personat e shpëtuar, që tani ndodhen në Lampedusa thanë se në varkë ishin 120 veta. Pas 11 orësh udhëtim varka filloi të mbushet me ujë dhe njerëzit filluan të mbyteshin.

Personat e mbijetuar pritën 3 orë për shpëtim. Ndër 117 persona e humbur ishin 10 gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë dhe një foshnje 2 muajsh”. Ai bëri të ditur se 3 emigrantët në fjalë u shprehën “Se preferojnë të vdesin sesa të kthehen në Libi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re