Zëdhënësi i zyrës së presidentit turk, Ibrahim Kalın, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë dhunës së kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez civil dhe të paarmatosur në qytetin e Kudsit.
Kalın e dërgoi mesazhin në rrjetin social Twitter.
“Dhuna e kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez civil dhe të pambrojtur duhet të ndalet menjëherë. Iniciativat tona, me udhëzimet e presidentit tonë, kanë vazhduar në të gjitha nivelet. Autoritetet izraelite janë përgjegjëse për të gjitha sulmet, dhunën dhe incidentet kundër palestinezëve”, shkroi Kalın.
Palestinezët në Kuds kanë protestuar për disa ditë për sulmet izraelite dhe vendimet e gjykatës për të dëbuar familjet palestineze nga lagjja Sheikh Jarrah. Situata u përshkallëzua pasi forcat izraelite ndërhynë të premten në përpjekje për të shpërndarë besimtarët nga kompleksi Al-Aksa.
Qindra palestinezë u plagosën gjatë sulmit nga forcat izraelite, ndërsa shumë vende dhe organizata ndërkombëtare dënuan ashpër sulmet izraelite.
