Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka mohuar shkarkimin e mundshëm të saj nga ky post. Ibrahimaj i ka konsideruar lajmet mbi shkarkimin e saj si thashetheme vere, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve përpara nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

 

Ndërkohë, burime jo zyrtare bëjnë me dije se Olta Manjani është emri që mund të zëvendësojë Ibrahimajn në postin e ministres së Financave.

 

Megjithatë në radhët e PS ende nuk është konfirmuar zyrtarisht kjo lëvizje e radhës në kabinetin qeveritar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re