Ish-kandidati për drejtimin e PD-së, Ibsen Elezi ka shkruar në rrjetet sociale se grupimi afër Sali Berishës po eliminon primaret për të zgjedhur kryetarët e degëve.

Sipas tij, nëpërmjet një urdhri të dalë së fundmi po shkelen vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Elezi e mbështet argumentin e tij te afati i vënë në urdhër për paraqitjen e kandidaturave dhe garimin në një proces që parashikohet të zgjasë 1 javë.

Postimi i plotë:

Po eleminohen primaret!

Gara eshte zgjidhja, nese nuk deformohet!

Vendimet e kuvendit te dates 11 dhjetor garantuan:

Garën e lire,

Garën me primare,

Garën e barabartë,

Garën transparente.

Vetem nje garë e tille mund te shuaj konfliktet dhe te sjell bashkimin e PD.

G29 ka detyrimin dhe pergjegjesine para anetareve te PD dhe opinionit publik qe te zbatoje vendimet kuvendit.

Shenjat e mungeses vullnetit nga G29, duken qarte qe ne udhezhimin Nr.5, te dates 11 mars 2022.

Udhezimi nr.5 i sapo dale eleminon garen me primare ne zgjedhjet per kryetaret e degeve, duke eleminuar keshtu thelbin e demokracise se brendeshme.

Kandidatet per kryetarë te degeve duhet te dorezojne dokumentat deri ne 3 prill, nderkohe qe gara duhet te mbaroje ne 10 prill, gje e cila praktikisht nuk lejon debatin mes kandidateve para antaresise ne grupseksione.

Kjo tregon se kjo garë do vazhdoje me stilin e vjeter, ku kandidatet garojne pa zë dhe pa ide.

Pra, G29 po shkel vendimet e Kuvendit te dates 11 dhjetor, po anashkalon liderin historik Berisha duke u munduar te ulë imazhin e tij ne syte e demokrateve.

Ata po tregojne se nuk mund te shkeputen nga modeli Rama-Basha i vrasjes se konkurences.

Detyre e çdo demokrati te mos lejoje shkeljen e vendimeve te kuvendit dhe te mbroje garën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re