Ditën e sotme në orën 11:00 është mbajtur një protestë përpara selisë së partisë demokratike, ashtu siç ishte paralajmëruar nga anëtari Ibsen Elezi.
Protestuesit demokratë të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkojnë largimin e kryetarit Lulzim Basha, nuk janë lejuar të hyjnë në selinë e PD.
Ibsen Elezi sulmoi ashpër Bashën duke e quajtur një vegël që merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk mund të pranojmë më ne këtë palaco që i shërben Edi Ramëqs dhe mafias në pushtet.
Gjëja më e thjeshtë që ne kërkojmë janë zgjedhjet. Kjo situatë zgjidhet vetëm nga zgjedhjet në PD. Kërkojmë largimin e zotërisë, dorëheqjen”- tha Elezi.
Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjithë demokratët të bashkohen me të në protestë në ditët në vjim dhe gjithashtu kërkoi nga Bujar Nishani që të mbledhë këshillin kombëtar dhe të organizohen zgjedhjet për kryetar të PD.
“Njerëzit e tjerë duhet të bashkohen me ne, unë kam thirrur qytetarë që të vazhdojnë të vijnë. U kam bërë thirrje në këtë aksion. Kjo do vazhdojë sot, nesër, pasnesër e me rradhë derisa të gjejmë zgjidhje. Edhe pse nuk më lejohet hyrja në partinë Demokratike, ne do mblidhemi këtu jashtë.
Demokratët janë më të çuditur duke ecur ditë e natë të mashtruar nga Lulzim Basha. Ky doli e tha që na kanë blerë votat. Po e ka pranu pra humbjen.
Bujar Nishani mos të flejë gjumë, të thërrasë këshillin kombëtar, të gjithë janë të lodhur.
Atij i kanë ra pantollonat, i japin urdhra. Del burri aty para gjithë atyne vetave e thotë që sot vazhdojë lufta. Ky është palaço.
Unë them përderisa këta të dy kanë bërë marrëveshje herën e parë më 2017, tani nuk është për turp ta bëjnë prap”- tha Ibsen Elezi.
loading…
/faxweb
