Ibsen Elezi, kandidati përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kryetarin e PD-së  ka shpalosur këtë të martë platformën e tij për tu zgjedhur në krye të PD-s

 

“Platforma ime do të mbështetet në 2 kolona, zgjerimin e kësaj force politike dhe kthimin e saj te parimet dhe vlerat konservatore.

Teoria e zgjerimit mbështetet kryesisht në parimin e transparencës dhe proceseve me debat, te saktesuar me rregulla dhe vendosjen e standarteve konkrete.

Vendosja e standardeve për karrierë duke eleminuar kacavjerrjen dhe servilizmin. Shtrirja e përfaqësimit territorial që së fundmi është cënuar në mënyrë të dukshme. Hapja ndaj figurave publike dhe akademike të djathta të afirmuara për veprimtarine e tyre në opinionin publik.

Kthimi te parimet konservatore lidhet ngushtë me mbështetjen në vlerat më të mira tradicionale të kombit tonë, familja, liria dhe prona, të drejtat themelore të garantuara nga nje shteti i konsoliduar ligjor, ndërtimi i një lidershipi të qëndrueshëm, do jenë në themel të zhvillimit të platformës time.

Krijimi i një force politike si nje model i vërtet i respektimit te parimeve themelore demokratike do te ishte hapi i pari i ofrimit edhe të një modeli të ri qeverisje si antitezë e modelit neomarksist autokratik të Ramës, që në themel ka kontrollin e plotë të institucioneve dhe ekonomisë nëpërmjet sistemit mafioz-oligarkik të ngritur.

Modelit konservator si rruga e vetme që nga një shoqëri e hallakatur drejtë shpërbërjes të kthehemi në një shoqëri të mbledhur rreth boshtit të vlerave morale tradicionale.

Ndryshe nga modeli i rithemelimit qe po ju riofron modelin Basha dhe figura te diskretituara ne opinionin publik, une ju ofroj një rrugë të re me figura të reja politike që sjellin fitore.”, tha Elezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re