Ibsen Elezi ka takuar strukturat e PD Pogradec ku ka diskutuar me ta për programin e tij mbi mënyrën se si duhet drejtuar Partia Demokratike, Elezi tha se sot PD nuk shkon me kauzën e bashkimit por me kauzën e shtrirjes më të gjerë të saj në antarësi. Pyetjes se si e shikon këtë garë me Berishën dhe nëse ai është në garë për të fituar apo për të sjellë veçse disa ndryshime Elezi tha:

Së pari unë kam hyrë në këtë garë për të ndryshuar dhe pastaj për të fituar por kjo nuk do të thotë që nuk kam hyrë për të fituar, nqs demokratët e shohin të arsyeshme. Në fund ka rëndësi gara, pikëpamjet dhe idetë dhe rrugzidhjet për të dalë nga kjo situatë ku është shoqëria, ekonomia dhe çdo fushë tjetër. Unë ja lë në dorë demokratëve, unë si garues nuk mund të them që futem në garë për të mos fituar.

Pse ju dhe jo Berishën?

Në fushatën time unë kam arrit të shfaq një platformë e cila ka 2 elementë. I pari riformatimi i kësaj force politike që të jetë e besueshme për opinionin publik dhe e dyta se si duhet të jetë opozitarizmi përballë këtij sistemi mafioz-oligarkik dhe për ta rrëzuar atë. Po ti analizoni këto dhe ato çfarë them unë dhe Z. Berisha kanë diferenca shumë të mëdha.

Si e shihni të ardhmen e PD në nëse Berisha bëhet kryetar i saj por që është non grata nga SHBA?

Unë nuk e kam trajtuar në këtë fushatë çështjen e non gratës, është një problem i berishës për ta zgjidh me departamentin amerikan do ishte e pamoralshme për mua nëse e shfrytëzoj si avantazh në këtë fushatë. Në momentin që dikush akuzohet dhe nuk faktohet një person nuk mund të penalizohet me garat brenda partisë. Ka një rregull për non gratat që Berishën e penalizoi por unë jam i mendimit që berisha duhet të garojë sepse nuk mund të pretendosh për demokraci dhe ti mohosh garën dikujt tjetër. Gjithmonë e kam thënë se kush ka ambicie për kryetar duhet të bëhet nëpërmjet garës dhe të mundë z. Berisha. Por mund të dilnim tek variabti i 2-të që Berisha mbështeste dikë dhe do dilnim tek një Lulëzim i dytë.

Ju keni kërkuar debat me z. Berisha por pse nuk pranohet ky debat?

Debatin të çdo forme qoftë televiziv apo në struktura unë e kam kërkuar se përse nuk pranon z. Berisha dhe komisioni elektoral duhet ta shpjegojnë ata. Që ne kemi ndryshime të mëdha në platformat tona kjo duket, për të mos thënë që në zbërthimin e platformave z. Berisha iu është kthyer atyre se çfarë unë kam thënë. Në lidhje me votën dhe statutin duhet patjetër debat në lidhje me karrierën e meritokracinë duhet patjetër debat pasi nuk e kemi në statut unë jam për shtrirje të partisë ndërsa këta thonë ta bashkojmë dhe për këtë duhet ekip i madh ta përballojë kundërshtarin dhe këtu kemk divergjenca të ndryshme deri tek mënyra se si i drejtohemi qeverisë dhe rezistencën qytetare, këtu kemi dicka të përbashkët por Berisha ka kohë që është tërheq nga rezistenca për ta ndaluar qeverisjen e Ramës.

Ka të ardhme PD me Berishën?

Mendoj që ka të ardhme me formatimin që mund ti bëjë partisë dhe sistemit politik për të ardhmen nëse ka apo jo nuk kam qef ta them këtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re