Ish-kreu i PD, Kukës Ibsen Elezi ishte i tretë që zyrtarizoi emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
Por mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Elezi tregoi arsyen përse u përjashtua nga kjo garë. Siç u shpreh Elezi arsyeja që i kanë dhënë është “se kam mbajtur qëndrim të vazhdueshëm kundër PD”.
“Me sa di unë kryesia e PDSH e ka bërë përjashtimin. Kur jepet një argument ka dhe një shpjegim, por thonë që kam mbajtur qëndrim të vazhdueshëm kundër PD. Unë isha duke hyrë në një garë të pabarabartë, edhe ato që po hyjnë janë në një garë të pabarabartë. Unë e kam ditur që në fillim që do më hiqnin dhe ua kam thënë”, tha Elezi.
