Skip to content

Ibsen Elezi zyrtarizon kandidaturën për kreun e PD: Vetëm me dorëheqjen e Bashës garantohen shanse të barabarta në zgjedhje

Ibsen Elezi bëhet i treti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Pasi dorëzoi sot formularin e kandidimit, në një prononcimin për mediat Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.

“Këto janë elementë shumë të rëndësishëm që vlejnë për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t’ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme.

Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor”, tha ai.