Albanian ICT Awards hyri në javën e tretë të takimeve informative që po organizohen në kuadër të edicionit të 7-të garës mbarëkombëtare në teknologji.

Ekipi i ICT Awards 7 ditën e Hëne udhëtoi drejt Maqedonisë ku organizoi plot katër takime në shkolla dhe universitete të ndryshme.

Ndalesa e parë ishte Universiteti i Evropës Juglindore në Shkup me mikpritjen miqësor dhe të ngrohtë të stafit pedagogjik konkretisht drejtori z. Veland Ramadani i cili ftoi studentët të aplikojnë në ICT Awards 7.

Prof. Dr. Azir Aliu gjithashtu në emër edhe të jurisë profesionale foli për mënyra e vlerësimit dhe përfitimeve që sjell pjesëmarrja në garë.

Koordinatori i kësaj gare dhe kryesues i këtij delegacioni z. Ardian Alaj bëri një rezyme të kësaj gare ndër vite duke prezantuar në detaje kategoritë, benefitet dhe mënyrën e aplikimit.

Takimi i radhës vijoi në Digital School Macedonia, qendra më e re edukative për njohuri dixhitale. Përfaqësuesit e ICT Awards u njohën me ambientët inovative të qendrës, stafin dhe programet që ofronte.

Ishte Prof. Dr. Azir Aliu, njëkohësisht themelues i shkollës, i cili priti delegacionin e ICT Awards dhe foli për punën dhe planet ambicioze të saj. Puna dhe aktivitetet që nxënësit e kësaj shkolle bënin ishte mëse e merituar për pjesëmarrje në një garë si ICT Awards.

I fundit në qytetin e Shkupit ishte takimi në shkollën e mesme “Saraj” ku u pritën nga drejtori Bedri Gjureci dhe profesori Burim Rexhepi. Kjo shkollë e mesme ka rreth 1000 nxënës të cilët me pritjen miqësore që i bënë përfaqësuesve të ICT Awards ushqyen entuziazëm.

Pas Shkupit, ICT Awards udhëtoi drejt Tetovës, një prej destinacioneve të përvitshme të garës siç është Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore.

Atje u pritën nga dy kontributorët e ICT Awards, Visar Doda Demiri dhe Martir Dika të cilët koordinojnë Parkun Teknologjik. Kjo qendër ka parë studentë të cilët që në vitin e parë kanë themeluar biznese të suksesshme që eksportojnë shërbime në Evropë dhe SHBA.

Përveç prezantimit të kritereve të garës, ekipi i ICT Awards pari rastin të takohej me startupe që janë vendosur pranë këtij parku.

Edicioni i kësaj gare përmban shtatë kategori, disa prej të cilave pjesë e ICT Awards që nga edicioni i parë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Ju kujtojmë se takimet e ICT Awards do të vijojnë deri më 31 Mars e cila është edhe data e fundit e aplikimeve. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë këtij edicioni mund të aplikojnë në faqe zyrtare www.ictawards.org në një prej kategorive të lartpërmendura.

Përmes faqes në rrjetin social Facebook mund të qëndroni të informuar rreth zhvillimeve më të fundit të garës.

ICT Awards 7 hapi dyert këtë vit mbrëmjen e datës 6 Shkurt me pjesëmarrjen e të ftuarve specialë dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Përveç shumë takimeve dhe bashkëpunimeve të frytshme të cilat kanë për qëllim të identifikojnë dhe shpërblejnë të arriturat dhe të rejat e vitit të kaluar, ICTSmedia dhe gara e këtij viti pritet të sjellë risi këtë edicion. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re