Duke e konsideruar një ide të tmerrshme idenë e shkëmbimit të territoreve, Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kreu i shtetit shqiptar ishte i prerë për këtë çështje.

“Presidenti Meta më shprehu qëndrimin e prerë se është kundër shkëmbimit të territoreve, një ide e tmerrshme. Prandaj, na duhen zëra të fuqishëm në Shqipëri”- tha kryeparlamentarja.

Zonja Osmani i bëri edhe një kërkesë Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me një rezolutë për çështjen e gjenocidit serb në Kosovë.

“Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi jonë e ka miratuar. Është krejtësisht e natyrshme që vendi i dytë të jetë Shqipëria”, theksoi ajo.

Ajo tha se kishte diskutuar edhe për pastrimin etnik të heshtur në Luginën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe. “Prandaj na duhet një zërë më i fortë”- theksoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re