Skip to content

Ide Organizimi për Tualetin që Kursejnë Shumë Orë Rraskapitje

tualeti

Ne shpenzojmë shumë kohë në banjë dhe nganjëherë nuk është aq e lehtë për ta mbajtur atë të pastër dhe të mirëorganizuar.

Nëse doni ta bëni jetën tuaj më të lehtë, pse nuk provoni këto marifete të thjeshta që do ta bëjnë banjën tuaj një vend të rehatshëm dhe do ta bëjnë pastrimin shumë më të shpejtë?

Nëse sapuni shkrihet gjithmonë në pjatën e sapunit, vendoseni atë në një sfungjer.

8471710 1542628919 728 837f322b5e 1545120435
© 5-Minute Crafts / youtube

Sfungjeri do të përthithë ujin dhe sapuni do të mbetet i thatë.

Nëse doni që peshqirët tuaj të kenë aromë të freskët dhe jo të mykur, përdorni një spray të bërë nga uji dhe vajra esenciale.

8471910 20755710 59 0 1543503059 1543503062 1500 1 1543503062 728 ff17863aff 1545120435
© Rachel Talbott / youtube

Përzieni ujë me disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial. Pastaj sprucojeni këtë përzierje mbi peshqirët tuaj. Banjoja juaj do të ketë aromë më të freskët tani.

Ju mund të përdorni një tabaka plastike për të ruajtur produktet kozmetike dhe gjëra të tjera të vogla.

8471960 vlcsnap 2018 11 07 11h43m48s792 1541580515 728 36b947a10d 1545120435
© MadeMyDay / youtube

Përdorni letrën higjienike për të freskuar ajrin në banjën tuaj.

 

Disa pika vaji esencial në një rul letre higjienike do të freskojnë banjën tuaj më mirë se çdo aromatizues tjetër.

Nëse doni që produktet kozmetike të zënë më pak hapësirë në banjën tuaj, varini ato kështu:

8472060 vlcsnap 2018 11 07 11h43m02s850 1541580800 728 36b947a10d 1545120435
© MadeMyDay / youtube

Përdorni një shufër me varëse në pëlhurat e dushit për të organizuar të gjitha produket kozmetike.

Përdorni pjesët e mbetura të shufrave të sapunit me zgjuarsi.

8472160 11602710 1093224 2 0 1542633820 1542633824 1500 1 1542633824 728 32e9147584 1545120435

Ju lehtë mund të bëni një sapun të ri nga disa copa të vogla. Vetëm vendosni ato në një banjë-mari me ujë të valë, derdhni sapunin e lëngët në forma të ndryshme dhe lëreni të ftohen.

Ose ju mund t’i vendosni ato brenda rrjetës tuaj larëse dhe të laheni si zakonisht.

Për të parandaluar që pasqyra e banjës të bëhet me avull, përdorni xhel për rruajtje.

8472210 11581860 1093224 0 1542633222 1542633227 1500 1 1542633227 728 20c3be82ba 1545120435
© pixabay

Aplikojeni xhelin në pasqyrë dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen. Pastaj hiqeni atë me një letër apo gazetë të thatë.

/shkollaeshendetit.com