Palestinezi Madyan Helles mbledh gomat e mbeturinave të makinave dhe i riciklon ato në materiale të përdorura si një shtresë bazë për barin artificial në fushat sportive, si dhe në bujqësi në Rripin e varfër të Gazës.

27-vjeçari, i cili ka një diplomë në gjeologjinë e mjedisit dhe burimeve ujore, jeton jo shumë larg një landfilli ku makinat grumbullohen para se të ngjeshen, copëtohen dhe përgatiten për eksport – vendi që frymëzoi projektin e tij, raporton Reuters.

Ai mbledh goma kudo që i gjen, përfshirë ato të hedhura në rrugë, të cilave ndonjëherë u vihet zjarri në protesta.

Helles më pas përdor një makinë grirëse për t’i kthyer ato në granula gome që ndonjëherë përdoren në projekte ndërtimi, në bujqësi për të bërë tokë artificiale dhe gjithashtu për bar artificial. Ata gjithashtu mund t’u japin jetë gomave për lodrat dhe biçikletat e fëmijëve.

Mbështetje e produkteve lokale

Projekti im ruan mjedisin dhe ndihmon në uljen e rreziqeve për mjedisin,” tha Helles, i cili shpreson të zgjerojë biznesin e tij dhe të mos punojë më vetëm.

Ubayda Nassar, nga një klub sportiv në Gaza, ku fushat janë bërë me bar artificial, tha se secili kërkon 50 deri në 60 kilogramë kokrrizë gome në vit.

“Në të kaluarën ne importonim kokrriza gome me çmime të larta, sot është në dispozicion në Gaza. Ne mbështesim produktet vendase”, tha Nassar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re