Autoritet e Kosovës kanë hequr të gjitha banderolat në Zveçan, ku ishin fotot e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe atij rus Vladimir Putin.

Nuk ka vonuar reagimi i Serbisë pas këtij veprimi, me ministrin e Jashtëm , Ivica Daçiç i cili thotë se këta veprime nga qeveria e Kosovës, rrezikojnë serbët atje, duke përfshirë edhe vendimin për ndalimin e dinarit serb.

Daçiç shton se kryeministri i Kosovës mund të ketë mbi një milion ide për të vërtetuar se ka shtetësi, por që në fakt sipas tij nuk e ka.

“Kurti do të ketë një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka e që është shtetësia. Ideja e tij është të kalojë në përshkallëzime të reja”, ka pretenduar Daçiçi në televizionin në shërbim të pushtetit serb “TV Pink”.

Ai ka pretenduar se, “ashtu si dikush që ka nevojë për prova sepse të gjithë e dinë se është e kundërta, edhe Kosova dëshiron të shkruajë kudo Republika e Kosovës”.

“Edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet. Problemi është se bashkësia ndërkombëtare e toleron këtë dhe thotë se nuk mund t’i bëjnë presion Kurtit. Epo, ata nuk mund të bëjnë asgjë”, ka shtuar ministri serb.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “situata në lidhje me Kosovën është e turbullt”, si dhe se “ata duhet të kenë një politikë shtetërore që do të bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

“Ne kemi nevojë për një politikë të mençur që do të bazohet në faktin se ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk “do të lejojmë” anëtarësimin e saj në OKB, dhe në anën tjetër të kemi një politikë të mençur për t’i arritur të gjitha këto pa dëmtuar interesat kombëtare dhe unë mendoj se kjo është politika që do të udhëheqë qeveria jonë e ardhshme”, ka pretenduar Daçiç.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re