Departamenti i Shtetit ka lëshuar nëj deklaratë në lidhje me debatin e nxehtë të këtyre ditëve, ku përflitet një ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, një ide e promovuar dhe e mbrojtur nga presidenti Thaçi, të cilën ai e emërton si “korigjim”, pas së cilës opinion lexon këmbimin e territoreve.

Por ç’qëndrim ka administrata amerikane, pa izmën e së cilës nuk mund të ndodh asgjë?

Deklarata e fundit e DASH, duket se e inkurajon atë mes rreshtave, pra korigjimin e kufijve.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive”, thuhet në deklaratën e DASH dhënë për VOA.

Edhe këmbëngulja e Thaçit, pavarësisht presionit të madh, duket se ka pas një suport amerikan.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re