Ndërsa prej ditësh në Shqipëri emri i Jared Kushnerit është lajm, nga fakti se ky dhëndër i Trumpit do investojë në Sazan e Zvërnec, gjetkë ai po trondit me idetë mbi Gazën, atje ku Izraeli po ushtron një genocid faqe botës, me tendencën e qartë të një pastrim etnik.

Më saktë, Jared Kushner vlerësoi potencialin “shumë të vlefshëm” të “aseteve ujore” të Gazës, duke sugjeruar që Izraeli duhet të largojë civilët ndërsa “pastron” territorin palestinez përgjatë Detit Mesdhe.

Ish-tregtari e pasurive të paluajtshme, i cila është e martuar me vajzën e Donald Trump, e tha këtë në një intervistë në Universitetin e Harvardit më 8 mars, raportoi gazeta londineze The Guardian.

Kushner ishte një këshilltar i lartë për politikën e jashtme gjatë mandatit të Trump dhekishte për detyrë të përgatiste një plan paqeje për Lindjen e Mesme. Kritikët e planit, i cili përfshinte një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve të Gjirit, thanë se ai anashkaloi pyetjet për të ardhmen e palestinezëve.

Vërejtjet e tij në Harvard lanë të kuptohet se çfarë lloj politike të Lindjes së Mesme mund të ndiqet nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë përpjekjet për një marrëveshje normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

“Prona përgjatë Rripit të Gazës mund të jetë shumë e vlefshme […] nëse njerëzit përqendrohen në krijimin e mjeteve të jetesës,” i tha Kushner profesorit Tarek Masoud, kryetar i Iniciativës për Lindjen e Mesme të Harvardit, i cili kreu intervistën. Ai tha gjithashtu se i vjen keq për “paratë” që u investuan në rrjetet e tuneleve dhe municionet në vend të arsimit dhe inovacionit.

“Është pak si një situatë fatkeqe atje, por unë mendoj se nga këndvështrimi i Izraelit do të bëja më të mirën për t’i larguar njerëzit dhe pastaj për ta pastruar atë,” shtoi Kushner, duke shtuar: “Por unë nuk mendoj se Izraeli ka thënë se e bën këtë. Dua që njerëzit të kthehen më vonë”.

Kushner tha, ndër të tjera, se ai mendon se Izraeli duhet të lëvizë civilët nga Gaza në shkretëtirën Negev në Izraelin jugor.

Plani Negev

Ai tha se nëse do të ishte në krye të Izraelit, përparësia e tij do të ishte dëbimi i palestinezëve nga qyteti jugor Rafah, duke shtuar se me “diplomaci të duhur” është potencialisht e mundur transferimi i tyre në Egjipt, duke lënë të kuptohet për një plan për shkretëtirën e Negevit në jug të Izraelit.

“Unë do të rrafshoja një pjesë të Negevit me një buldozer dhe do të përpiqesha të transferoja njerëz atje,” tha ai. “E di që nuk do të jetë popullor, por mendoj se është një opsion më i mirë, kështu që dikush mund të hyjë dhe të përfundojë punën në Gaza.”

Më vonë, gjatë bisedës me Masoudin, ai përsëriti se mendonte se do të ishte “lëvizja e duhur”.

I befasuar nga propozimi i tij, Masoud e pyeti: “A është kjo diçka për të cilën po flitet në Izrael?”

“Dua të them se kjo është me të vërtetë hera e parë që e kam dëgjuar nga dikush, përveç [udhëheqësit egjiptian] Presidenti Sisi, i cili sugjeroi që njerëzit e Gazës, të cilët po përpiqen t’i shpëtojnë luftimeve, mund të gjejnë strehim në Negev. A mendohet kështu dhe në Izrael në lidhje me këtë mundësi?”, pyeti Masoud.

Kushner u përgjigj se “nuk e di”.

“Për momentin jam ulur në Miami Beach, duke parë se çfarë po ndodh dhe duke menduar se çfarë do të bëja nëse do të isha atje,” tha ai. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re