KQZ-ja ka nënshkruar kontratën me kompaninë Smartmatic International Holding B.V., për identifikimin elektronik të zgjedhësve më 25 prill.

Me nënshkrimin e kontratës do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit të identifikimit elektronik.

Kompania në fjalë ishte e vetmja që kishte dorëzuar në kohë dokumentacionin, madje kërkonte 2 miliardë lekë për implementimin e sistemit.

PD dhe LSI propozuan që qytete-pilot të ishin Korçë dhe Fieri, kurse PS propozoi Korçën dhe disa njësi administrative të Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re