RENEA dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të të riut që u mbyt ditën e sotme në lumin Mat. Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Urës së Zogut në Milot.
22 vjeçari Valentin Nikolli ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë.Por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur mirë not.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.