Nje 40 vjecar ka mbetur i vdekur poshte rrenojave te nje kabine elektrike ne qytetin e Pogradecit.

 

Paulin Mexhaj banues ne Tirane ka qene duke punuar sebashku me nje person tjeter ne ngritjen e nje muri mbrojtes te nje kabine elektrike ne nje lagje periferike te qytetit liqenor.

 

Burime te siguruara thane se papritmas muri sebashku me nje pjese te kabines kane rene duke e zene poshte 40 vjecarin, i cili ishte pjese e nje brigade qe po kryente rikonstruksionin e kabinave te qytetit, pas nje investimi te Bankes Boterore qe perfshinte edhe rikonstruksionin e linjave elektrike.

 

Policia eshte ne vendngjarje duke hetuar per shkaqet dhe rrethanat qe i morren jeten 40 vjecarit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re