Hetues ndërkombëtarë pretendojnë se kanë identifikuar një agjent tjetër të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse – GRU, i cili ka qenë i përfshirë në një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016.

Ata njoftuan se kanë gjetur se emri i vërtetë i të dyshuarit të dytë, i cili deri më tani ishte i njohur vetëm për prokurorët malazezë, ishte Vladimir Mojsev, raportoi AP.

I dyshuari deri tani, mësohet të ketë patur një emër të rremë, Vladimir Popov.

Ndërsa agjenti i parë i dyshuar i GRU-së shtë Eduard Shishmakov.

Prokurorët malazezë kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ruse si organizatorë të një përpjekjeje për grusht shteti, ku si qëllim ka qënë parandalimi i hyrjes së Malit të Zi në NATO. Por Rusia mohon çdo përfshirje në komplot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re