Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë ku si pasojë humbi jetën një person.

 

Viktima është shtetasi me inicialet D.V., 61 vjeç banues në Tale.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkollë-Tale, ku shtetasi me inicialet A.I., 37 vjeç duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar 61 vjeçarin, I cili po udhëtonte në këmbë. Si pasojë e aksidentit 61 vjeçari ka ndëruar jetë në moment.

 

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore ndërsa po kryehen veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re