Studiuesi Agron Dalipaj, i ftuar në emisionin ‘Identitet’ u shpreh se shumë shtete rreth nesh e quajnë të frikshëm bashkimin e territoreve shqiptare, por në qoftë se ne duam që të bashkohemi kjo gjë është në shpirtin e të gjithëve dhe nuk ka fuqi askush të na ndajë.

Dalipaj tha se atdheu është identiteti ynë dhe këtë gjë shqiptarët e ndjejnë akoma më shumë kur jetojnë jasht trojeve të Shqipërisë.

“Atdheu ësht identiteti ynë, ne e ndjejmë këtë kur jemi jashtë dhe një i huaj na pyet se prej nga jeni dhe ne i themi jam shqiptar, por nuk i themi dot jam kosovar, jam shkupjan. Më shpesh ne përgjigjemi me përkatësinë tonë etnike sepse atdheu ynë ende është i ndarë.

Shumë shtete rreth nesh e quajnë të frikshme bashkimin e shqiptarëve. Nuk ishte aspak e frikshme që një përbindësh ekonomik si Gjermania e pati të lehtë të bashkohej dhe është shumë e frikshme ideja edhe për evropianët që do të bashkohen shqiptarët.

Atdheu dhe populli është një, është si një qenie njëqelizore. Ne nuk mund të vazhdojmë pa fund të prerë, të ndarë, ne jemi një qelizë. Kjo ndarje synon të na mbajë gjithmonë të ndarë dhe në qoftë se ne duam të bashkohemi ajo është në shpirtin tonë, në dorën tonë dhe nuk ka fuqi edhe jashtëtokësore që të na ndajë”, tha Dalipaj.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re