Në emisionin “Identitet” nga Aida Shtino në Fax News, këtë të premte është trajtuar historia e pazbuluar e Aqif Kashaut, një histori rrëqethëse e cila flet për padrejtësitë që regjimi komunist bëri ndaj tij.

Drejtuesja e muzeut Kokalari, Arjeta Kokalari mbi familjen Kashau dhe për jetën e djalit të madh Aqif Kashau, si ai mbajti barrën më të madhe të familjes pas humbjes së babait në moshë të hershme.

Kokalari theksoi edhe sesi Aqif Kashau filloi punë si ndihmës këpucar në Gjirokastër dhe më pas hapi dyqan, ku këpucët e tij u bënë të famshme edhe jashtë Shqipërisë. Ajo shton se Kashau u bë një biznesmen i zoti dhe i suksesshëm që arriti shumë lart vetëm duke punuar shumë.

“Aqifi ishte nip në familjen Kashau sepse mamaja e tij që të gjithë në lagje e thërrisnin teto Haxheja, ishte vajzë e familjes Kashau. Ajo ishte aq dashamirëse dhe sociale siç i themi sot, sa për të gjithë ishte një teto. Aqifi ishte djali i parë i familjes, ai kishte dy motra dhe 2 vëllezër të tjerë.

Rikua, i cili ishte babai i Aqifit trashëgoi shumë pasuri, por nuk arriti ti menaxhonte shumë mirë ato për një sërë fatkeqësish që u ndodhën në familje. Familja kaloi një periudhë shumë të vështirë ekonomike, sigurisht që vëllezërit e Haxhes e ndihmuan sepse Rikua më pas edhe vdiq në një moshë të re dhe la fëmijët e vegjël.

Aqifit si fëmija më i madh i binte edhe një barrë më e madhe për të mbajtur familjen. Aqifi filloi të punojë ndihmës tek një këpucar për të mësuar zanatin dhe për të fituar sa më shumë të ardhura për familjen, ai e mësoi aq mirë zanatin saqë hapi një këpucari më vete, këpucët e tij u bënë aq të famshme sa në të gjithë rajonin jo vetëm brenda Shqipërisë, në Janinë, Korfuz ishte me famë. Të ardhurat e tij u rritën ndjeshëm, më pas u përqendrua në pronat e familjes që nuk sillnin të ardhura të mjaftueshme, ku ai filloi të investonte dhe bëri një nga hotelet më të famshme në jug që ishte i Kashajve, i cili është bërë pritës i disa evenimenteve të rëndësishme rajonale dhe të qytetit.

Unë Aqifin do ta shikoja si një biznesmen të suksesshëm, ishte modeli i njeriut që ka iniciativë dhe ide të cilat i realizon ato duke punuar fort dhe në përfundim arrin edhe suksesin”- u shpreh Arjeta Kokalari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re