Historia dhe misteri i shpellave është një temë që e ka shoqëruar gjithmonë kureshtjen tonë. Sa herë ne ndeshemi me një shpellë menjëherë hyjmë instiktivisht në një botë tjetër, ku sa më shumë të futemi aq më tepër hyjmë në tisin e hollë e të padukshëm të asaj bote të panjohur që përbën misterin, thonë se kur hyn për herë të parë në një shpellë bashkë me frikën drejt të panjohurës, mer me vete edhe një pjesë të energjisë që ka të mbërthyer në vetvete ajo shpellë. Pyetja që gjithmonë i bëjmë vetes është si janë kijuar këto shpella, që në vetvete duken si tunele, por disa herë fshehin brenda vetes dëshmi e fakte që ne nuk e dimë nga cila kohëra vijnë.

Shpjegimin shkencor për krijimin e shpellave do të mundet të na i japin më mirë ata që meren me studimin e tyre dhe në këtë rast ata do të na tregonin se shumica e shpellave janë krijuar nga gërryerja e ujit që i bënë shtresave të ngurta e të forta siç është guri. Uji që pikon si reshje në tokë nganjëherë i zhbiron e i çan gurët. Kështu krijohet një vrimë e vogël e cila shërben si hyrje. Me ndihmën e dyoksidkarbonit që gjendet në ajër, shpesh uji thartohet. Kjo sasi e thartirës e gërryen më tej gurin. Me kalimin e kohës, uji hynë në sasi të mëdha dhe fillon të rrjedhë e të zgjerojë shpellën.

E çuditshme është se hyrja tek disa shpella është vertikale apo pingule. Kjo vjen si shkak i shembjes së kulmit të shpellës. Përndryshe, hyrja e shpellave krijohet në shtresa të varura në shkëmb dhe shpesh nga hyrja del një rrjedhë uji. Gjithsesi shpellat edhe sot e kësaj dite janë të pazbuluara dhe secila prej tyre mbart një mister më vete. Shqipëria për shkak të relievit malor është një vend ku shpellat zënë një vend të rëndësishëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re