Emisioni “Identitet”  i mbrëmjes së sotme në FaxNeës iu dedikua shpellave në Shqipëri dhe mistereve të shumta që ato mbartin.

Moderatorja e emisionit, Aida Shtino udhëtoi drejt Kosovës për të parë nga afër Shpellën e Gadimes dhe për të zbuluar gjithë kuriozitetet që ajo mbart.

“Kur mora vesh për Shpellën e Gadimes menjëherë vendosa të udhëtoj në Kosovë për ta parë nga afër dhe kjo sepse ndoshta misteri ushqen një ndër ndjenjat më kryesore të njeriut që është kurioziteti”- u shpreh Shtino.

Po ku ndodhet shpella e Gadimes?

Kjo shpellë gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit në Kosovë dhe është e gjatë 1500 metra. Sa më shumë afroheshim aq më shumë shtohej kurioziteti ynë. Na thanë se ajo shpellë ishte e ndarë në tre kate. Kati i mesëm ishte për vizitorët, por ekzistonte kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës temperatura në brendësitë e shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë. Po hyja në atë shpellë dhe me dukej sikur po hyja në një botë që nuk e kisha prekur më parë dhe që i përkiste misterit.

Kjo shpellë është zbuluar rastësisht nga një fshatar i zonës i quajtur Ahmet Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë së tij gjatë punimit të gurëve për ndërtimin e shtëpisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta dhe menjëherë ka lajmëruar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re