Pedagogu Sazan Guri i ftuar në emsionin ‘Identitet’ ka dhënë një shpjegim në lidhje me ngjyrën e flamurit shqiptar, ku sipas tij ngjyra e kuqe simbolizon dritën, ndriqimin dhe diellin. Guri ka bërë një paralelizëm mes ngjyrës së zezë dhe të kuqe ku i ka krahasuar, si: errësirën me dritën , mashkullin me femrën, diellin me hënën, kromozonin x dhe y.

“Mendoj që ngjyra e kuqe jo më shumë gjaku sesa drita, ndriqimi, dielli sepse besimi hyjnorë dhe besimi diellor janë dy besimet e para të paganëve dhe vazhdimësia e besimit pagan e ka vetëm një popull. I vetmi popull që e vazhdon historikisht dhe e ka akoma është vetëm ky popull.

E zeza është errësira, prandaj dhe shqiponja ka dhe dy krena sepse errësira edhe drita, mashkulli dhe femra, dielli dhe hëna, kromozomi x dhe y. E kuqja është dituri sepse nga fjala diell vjen di, vjen ndriqojë, vjen dijetarë, vjen eurodit që ruan dije”- u shpreh pedagogu Guri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re