Përfaqësuesi në Drejtorinë e Arkivave, Perikli Qiriazi i ftuar në emisionin ‘Identitet’ tregoi se deri më tani në vendin tonë janë zbuluar 2 mijë shpella, por sipas tij duhet të ketë dhe shumë të tjera të cilat nuk janë zbuluar akoma.

Ai tha se Shpella e Zezë është më e madhja në vendin tonë me një gjatësi prej 6.3 km që ndodhet në zonën e Tropojës dhe kjo shpellë është eksploruar së fundmi.

“Vendi ynë ka shumë shpella. Deri më tashi eksplorimet speleologjike në bashkëpunim me grupet e huaja sidomos italiane, por dhe bullgare, franceze, angleze, amerikane, gjermane, hollandeze. Në vendin tonë janë zbuluar, evidentuar dhe një pjesë eksploruar rreth 2 mij shpella.

Por vendi ynë duhet të ketë edhe disa mijëra të tjera të pazbuluara sepse 23.6% e vendit tonë përbëhet nga formacione në të cilën formohen këto shpella dhe këto formacione.

Më e madhe në vendin tonë e evidentuar deri më tani është Shpella e Zezë në afërsi të Currait të Sipërm në njësinë administrative të Lekbibaj, Nikaj-Mërtur, pjesë e bashkisë së Tropojës. Kjo shpellë e eksloruar para se të hyhej në pandemi, gjatësia e saj ka rezultar 6.3 km. Kjo është shpella më e gjatë e evidentuar deri më tashi në vendin tonë, por për një shpellë nuk mund të thuash se kaq është sepse një plasaritje një e çarë mund të të çojë në hapsira të tjera në korridore të tjera në hapësira të tjera që e shumëfishojnë gjatësinë e tyre”-u shpeh Qiriazi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re