Historiani Bujar Kule ka qenë i ftuar mbrëmjen e skësaj të premte në studion e emisionit “Identitet” me Aida Shtinon, ku tema e diskutimit ishte “Kulti i Zeusit dhe lidhja që kanë shqiptarët me Zeusin”.

Bujar Kule e përshkruan Zeusin si një hyjni me pamje burrërorë që dashuronte gratë dhe që i pëlqenin aventurat. Nëse do e krahasonim me një personazh bashkëkohor për sa i përket aventurës, Kule zgjodhi të përmendë Xhejms Bondin.

Lidhja me shqiptarët qëndron në faktin se Homeri thotë se Zeusi ishte një perëndi e pellazgëve, paraardhësit e ilirëve, sipas Kules.

Më tej, historiani Kule e përshkruan Zeusin si një perëndi këshillues dhe jo si një zot ndëshkues, duke shtuar se Zeusi të linte të ndëshkoheshe nga gabimi yt.

Historiani përmendi dhe një tjetër detaj interesant për Zeusin që është barazia gjinore. Sipas Kules, në kohën e Zeusit kishte barazi gjinore sepse qeveria e tij përbëhej nga 6 gra dhe 6 burra.

Fjala e Bujar Kules:

Zeusi ishte një hyjni me pamje burrërore shumë i bukur, i cili dashuronte gratë dhe gratë dashuroheshin pas tij. Një aventurier i tipit Xhejms Bond. Enciklopeditë, apo tekstet shkollore e përshkruajnë Zeusin si një hyjni që e adhuronin grekët dhe romakët. Pak a shumë në të gjithë gjuhët e botës, japonishtja, spanjishtja, etj., është pak a shumë e njëjtja gjë. Po të pyesim Homerin, ai do na përgjigjej se Zeusi ishte një zot i pellazgëve, në të cilin besonin pellazgët.

Duhet të kemi parasysh se Zeusi, në këtë fe të pellazgëve, vetë feja ishte ngjizur nga një sërë mitesh. Nëse këto mite do t’i shihnim në formën e një libri, Zeusi do të bënte vetëm një pjesë të vogël të këtij libri. Arkeologët, historianët, kanë dëshmuar se ai kishte fillesën e tij deri 15 mijë vite para erës sonë. Nëse qytetërimi jonë ka të paktën 2000 vite jetë, qytetërimi në të cilin ku jetonte Zeusi kishte një vazhdimësi rreth 10 mijë vjeçare. Ne shqiptarët bëjmë pjesë e këtij qytetërimi i cili i ka rrënjet te korpusi i miteve, personazhi i të cilëve është Zeusi.

Zoti është ndëshkues, nëse ti gabon ai të ndëshkon. Në besimin pellazg, besimi te zoti ishte tërësisht te Zeusi. Zeusi për pellazgun ishte një vëllai i madh, një baba që të këshillonte por që nuk të ndëshkonte kur gaboje. Ti ndëshkoheshe nga gabimi yt por jo nga Zeusi. Në fakt në asnjë vend Zeusi nuk ishte ndëshkues. Ai ishte prijës i hyjnive, por jo mbret i hyjnive. Ky qeveris në mënyrën më demokratike të mundshme,. Përtej asaj ai nuk merr kurrë vendime i vetëm por me 12 këshillues. Barazia gjinore te qeveria e Zeusit ishin 6 meshkuj dhe 6 femra.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re