Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 2 ushtarë u martirizuan dhe 3 të tjerë u plagosën në një sulm kundër elementëve të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë.

“Si pasojë e një sulmi ndaj elementëve tanë të TSK-së të cilët janë transferuar pas aktiviteteve të kërkimit dhe skanimit në rajonin e deeskalimit në Idlib, janë martirizuar 2 ushtarë dhe janë plagosur 3 të tjerë të cilët janë dërguar menjëherë në spital”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më tej thuhet se “Kjo ngjarje na ka shkaktuar dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë. Allahu i mëshirojë dëshmorët tanë të shenjtë. Shprehim ngushëllimet për familjet e pikëlluara, për forcat e armatosura dhe popullin tonë si dhe urojmë shërim të shpejtë dhe durim për të plagosurit tanë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re