Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ditën e sotme ka qenë në qytetin e Lushnjës në kuadër të fushatës elektorale.

Nga aty Idrizi u shpreh se në 25 prill, kryeministri Edi Rama do të shkojë në shtëpi pasi është lodhur 23 vite në pushtet.

“Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George Washingtonin, por jemi duke hequr Edi Ramën që të shkojë në shtëpi dhe të rrijë me Zahon sepse u lodh 23 vjet në pushtet.

Ne me forcën tonë dhe me mandatet tona, votat tona, do t’ia mundësojmë pensionin politik dhe rotacionin politik, duke e nxjerrë jashtë pushtetit Edi Ramën”- tha Idrizi.

Më tej Idrizi shtoi se programi I PDIU-së ka në fokus bujqësinë, nxitjen e prodhimit vendas dhe uljen e taksave.

Teksa u ndal dhe tek protesta e kontrollorëve të AlbControl, Idrizi tha se kriza në aeroportin e Rinasit, dëshmoi më shumë se kurrë dështimin e funksionimit të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re