Firmat e munguara në mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij në koalicion po hidhen mbi marrëveshjet që ligjërisht do të bëhen publike në 25 shkurt në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

ABC ka mësuar se negociatat mes Partisë Demokratike dhe PDIU-së së Shpëtim Idrizit janë përmbyllur në nivelin politik, teksa për nivelin e përfaqësimit do të duhet të pritet publikimi i listave.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Idrizi ka kërkuar që forca e tij të jetë e përfaqësuar në 12 qarqet e vendit si pjesë e listave për deputetë, ku pretendimi për të marrë pozicione që do ta favorizonin të merrte mandat është vetëm për qarkun e Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Durrësit.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është i vetmi që nuk ka përmbyllur marrëveshjen mes Lulzim Bashës në aspektin formal, pasi politikisht ka deklaruar se republikanët do të jenë në koalicion me demokratët.

“Një gjë nuk duhet të diskutohet ne jemi në koal,icion, unë nuk dua që të fitojë mandat Fatmir Mediu dhe të humbasë opozita”, ka thënë kreu i PR-së.

Mediu kërkon që kandidatët që do të jenë pjesë e listave të opozitës të mos trajtohen si përfaqësues të forcave politike por të grupit opozitar.

“Nuk mund të ketë disa nivele kandidatësh në pikëpamje të partive politike dhe brenda një subjekti politik nuk ka ndarje të tilla”, ka thënë ai.

Përpara se të zhvillojë negociatën e radhës me Lulzim Bashën, Mediu ka një parlajmëroi për kreun e demokratëve.

“Ndryshe do të përsërisim gabimet e 2017”, është shprehur Mediu.

15 shkurti është afati final kur forcat politike do të regjistrohen në KQZ, ndërkohë që 24 shkurti është dita kur Lulzim Basha në emër të koalicionit do të dorëzojë listën e forcave që do të ketë në zgjedhjet e 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re