Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, zyrtarizoi kalimin në opozitë siç e paralajmëroi ditë më parë. Pas një takimi me kreun demokrat Basha, Idrizi shpalli:

“PDIU sot është pjesë e opozitës së bashkuar. Përballë një mazhorance arrogante dhe ajo që është më e rënda braktisjes së vendit nga shqiptarët, kemi nevojë për një opozitë të fortë që të ketë alternativën e saj për të dalë nga ky tranzicion i tejzgjatur për t’u dhënë shpresë shqiptarëve”.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha tha se PD është e angazhuar në zgjidhjen e çështjes çame.

“Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në të gjitha fushat, në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të çlirimit të drejtësisë nga kapja politike dhe çlirimit të ekonomisë nga oligarkët. PD mbetet thellësisht e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë”. 

PDIU ishte në koalicion me PS-së që në vitin 2103, pasi u larguar nga PD e rënë në opozitë. Shpëtim Idrizi, një prurje e Nanos në politikë, ishte deputet i PS-së pas zgjedhjeve të vitit 2009, por që iku nga kjo parti për të themeluar një forcë politike të elementit çam. Me PDIU-në e tij ai u afrua me Berishën duke marrë prej këtij disa drejtori në shtet, ku veçonin ato të patentave, pra Transportin Rrugor. Më pas kaloi me PS-në e riardhur në pushtet. Tashmë zgjedh të kalojë në opozitë, ku si shkak ka dhënë atë që e konsideron largim nga çështja çame.         

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re