Në vitin 1906 Arkitekti dhe piktori Shkodran Kolë Idromeno do i jepte si dhuratë Katedrales se qytetit, e restauruar pas dëmtimit nga termeti, krahas tavanit edhe një vepër tjetër atë të shtatores së Shën Mikaelit.

Me mbylljen e objekteve fetare dhe shpalljen e shqipërisë shtet ateist shtatorja do përfundonte në Muezun Ateist I cili ka qenë I hapur në Shkodër deri në vitin 1991.

Me një meshë solemne u bë edhe bekimi i shtatores e cila tashmë është e restauruar plotësisht, falë kontributit të besimtarëve të Shkodrës.

Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj thote se kjo vepër e Idromenos është një nga dy vperat e tij që tashmë rikthehen në vendin e vet, krahas tavanit që i shpëtoi prishjes nga regjimi komunist, radhen e ka piktura “Dy rrugët” që ndodhët në Muzeun e Shkodrës.

Shtatorja e Shën Mikaelit është punuar nga Idromeno në stilin e Rafaelos, me qëllim që Katedralja e Shkodrës ti përngjante Kishave tjera të europës.

Pas zbulimit të shtatorës dhe bekimit të saj nga Arqipoeshkvi Imzot Angelo Massafra. U mbajt edhe një konferencë shkencore e titulluar “Idromeno dhe Kisha e Madhe”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re