Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar për rrezik përmbytjesh në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas IGJEUM, deri më datë 11 janar priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa priten rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (7 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale, të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 janar 2021.

Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm, por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.

IGJEUM parashikon përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re