Ish-ministri i qeverisë së Sali Berishës, Gazmend Oketa, mbështet kandidatit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara për të cilin shprehet se do të fitojë zgjedhjet për drejtimine Bashkisë së Durrësit.

I ftuar dje në rubrikën “Opinion” në Neës24, u shpreh se në 14 maj të gjitha gjasat janë që bashkia e Durrësit do të fitohet nga Igli Cara, kandidatura e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Oketa u shpreh ndër të tjera se Igli Cara është një figurë politike që ka se çfarë të japë për Durrësin, ndërsa shton se kandidatura e tij mbështetet edhe më shumë se vetë strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet.

“Mbështes Igli Carën dhe besoj se është vërtetë një kandidaturë që ka çfarë i ofron Durrësit. Më vjen mire që nga kolegë të tjerë, marr komente që Cara është më para se strukturat e PD në Durrës, që do të thotë se ka mbështetje më të gjerë se vetë anëtarësia, duke e bërë kandidat potencial për të fituar dhe për të filluar një epokë të re ndryshimi”, theksoi anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndërkohë sa i përket fushatës që po bën Partia Socialiste,

Oketa shprehet: Në mënyrë krejt paradoksale, qyteti i Tiranës është mbushur me postera denigruese për opozitën dhe që na e nxjerrin me ca ngjyra shumë të bukura kryeministrin e vendit. Në vend që të flasë për arritjet e tij, fatkeqësisht Rama e ul jashtë mase nivelin politik. Këtej thotë se njeh PD e Alibeajt, por bën përpjekje për të minuar PD e vërtetë që drejtohet nga Berisha duke sulmuar ata, pra i njeh si opozita reale. Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara pak ditë më parë deklaroi se ndryshimi në qytetin e tij është një emergjencë lokale e kombëtare. Në fjalën që mbajti në stadiumin ‘Air Albania’ në nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit,

Cara tha se ka ardhur koha që Bashkia duhet t’i hiqet nga duart klanit Rama- DakoSako e t’i kthehet qytetarëve. “Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës, për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit, klientelizmit, kriminalizimit të ekonomisë, patronazhistëve dhe një grushti njerëzish të kthyer në bandë qeverisje, që po shet sot dhe interesat më të mëdha të qytetit. Ndryshimi duhet të ndodhë që Durrësi dhe Porti të jenë në simbiozë me njëri – tjetrin, Porti ta identifikojë qytetin sic ka bërë në histori, të modernizohet e t’i shërbejë turizmit dhe zhvillimit të tij, por kjo pasuri kombëtare nuk mund të përçudnohet, grabitet me VKM dhe Vendim Këshilli Bashkiak, xhepat tonë dhe të qytetit të zbrazen, e miliarda euro të prodhojnë biznes për klanin Rama- Dako- Sako”, – deklaroi Igli Cara.

Sipas tij: “Ndryshimi duhet të ndodhë që të marrë fund dhe batërdia urbane, t’i jepet frymëmarrje inisitivës së lirë, të mbrohet mjedisi, të mirëadministrojmë territorin e njësive administrative/komunave të Durrësit dhe shumë projekte që do t’i jepnin një faqe të re zhvillimit të integruar urban, por që mbi të gjitha do t’i shërbenin shëndetit e mirëqenies fizike e mendore të qytetarëve. Ndryshimi duhet të ndodhë që taksat e qytetarëve dhe bizneseve të përdoren me efektivitet në shërbimet jetike për qytetarët, Durrësi në duart tuaja nënkupton më shumë gjelbërim, më pak zhurmë e trafik, më shumë shërbime për të pamundurit e ata që kanë nevojë, më shumë punë dhe rezultat në drejtim të turizmit dhe projekteve për rininë, kulturën, artin dhe sportin”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re