Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në Panorama TV në lidhje me garën për bashkinë e Durrësit.

Ai u shpreh se janë përballë dy kandidatë mes të cilëve Igli Carën një personazh me reputacion të lartë të cilin e njohin të gjithë dhe Emirjana Sako të cilën duhet ta marrë Rama për dore. Bylykbashi shtoi se në Durrës, shteti po përdoret me punësime dhe presione në favor të kandidates së PS.

“Igli Carën e njohin të gjithë dhe Emirjana Sakon i duhet të vijë Edi Rama ta marrë për dore. Këtu në Durrës nuk votojnë për kryeministrin por për kryetarin e bashkisë. Po përdoret shteti me presione, punësime dhe shumë gjëra të tjera. Në një zonë janë identifikuar fatura në 37 mln lekë të vjetra për paketa ushqimore që praktikisht është blerje vote.

Kur korrupsioni është galopant. Nuk janë vetëm kriminelët që bëjnë presion dhe shpërndajnë para, këtë po e bëjnë sot drejtorë apo punonjës administrate sepse SPAK nuk është askund. Nëse ata veprojnë do të ikin me vettingun. Ndërsa policia e shtetit është e gjitha me Edi Ramën. Po votova Sakon merr paketë Ramën dhe Dakon.

E keni parasysh që shkon te dhëmbi që dhemb. Aty shkonte për Ramën. Përpjekja për të mos e goditur Iglin drejtpërdrejtë sepse e di reputacionin e tij në qytet, përpiqet ta zhvleftësojë duke thënë që ai nuk bën por të gjithë e dinë që ai bën”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re