Flutura është martuar me Arbenin tre vite më parë, ndërsa bashkë me
ta jeton edhe mamaja e Fluturës. Pikërisht jetesa me mamanë e saj ka
sjellë konflikte mes çiftit dhe familjarëve të Fluturës, aq sa tashmë
Arbeni po mendon edhe largimin nga shtëpia. Por ky vendim është i
papranueshëm nga Flutura, e cila përgjatë gjithë kësaj seance në
“Shihemi në Gjyq”, i lutet bashkëshortit që të mos e bëjë, jo vetëm me
fjalë. Ajo shkon herë pas here tek ai duke e kapur nga duart e bluza.

Arbeni nga ana e tij thotë se problemi nuk është dashuria për
bashkëshorten. Ai tregon se kur vendosën që të martoheshin, i kërkoi
Fluturës që të shkonte të jetonte me të në Fier. Por ajo nuk mundej
sepse kishte nënën e sëmurë dhe duhej të kujdesej për të. Në këto kushte
Arbeni shkoi të jetonte në shtëpinë e Fluturës në Elbasan.

Për shkak të gjendjes shëndetësore Arbeni nuk punon. Ai ka dy fëmijë
nga një martesë e mëparshme, të cilët i dërgojnë atij para. Nga ana e
saj, Flutura nuk mund të punojë pasi duhet të kujdeset për të ëmën,
megjithatë kur vendosën që të jetonin bashkë, ajo e siguroi
bashkëshortin se nuk do të duhej të mbante të ëmën e saj, pasi kjo e
fundit kishte një pension në shtetin italian. Por këto para, në 3 vite
martesë nuk erdhën asnjëherë.

Flutura thotë se paratë i mban vëllai i saj i vogël, që jeton në
Itali. Ky i fundit e akuzon Arbenin se i ka zaptuar shtëpinë dhe se po
shpenzon paratë e nënës së tij. Pikërisht kjo situatë e ka bërë të
vështirë për Arbenin që të jetojë në shtëpinë e Fluturës, ndaj ka
vendosur të largohet, duke i kërkuar Fluturës që të zgjidhë këtë problem
që ai thotë është mes bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.

Flutura: Arbeni ka 6 muaj që zihet me mua, sepse do të largohet prej meje, do të ikë në Fier. Do të ndahet.

Arbeni: Pusho të flas unë, të sqaroj.

Flutura: Ardit më fal e (shkon tek Arbeni).

Arbeni: Për ça më solle këtu ti mua? E bëre publike, ishin disa gjëra që ne do t’i zgjidhnim bashkë.

Flutura: Përse do të ndahesh ti prej meje, s’po të laj, s’po të shpëlaj?

Arbeni: Dakord për këto të jam shumë mirënjohës, po zgjidh njëherë
problemet e tua brenda për brenda. Ik atje se jam shumë i zhgënjyer prej
teje.

Arbeni: Këtu sot nuk duhet të isha unë, sepse problemin nuk e ka me
mua e ka më vëllain e saj. Unë dua të iki në Fier si pasojë e problemit
që ajo e ka problemin me vëllain e saj, Unë kam rreth 3 vjet që
bashkëjetoj dhe jam shumë i kënaqur dhe ka pasur dhe ka dashuri mes
nesh. I jam shumë mirënjohës, më hapi edhe derën e shtëpisë. Gjatë kohës
që ne u njohëm, u njohëm në rrjetet sociale sepse unë vij nga një
divorc, kam dy fëmijë. Ramë në një marrëveshje, u takuam 2-3 dhe bëra
ofertën që të vinte kjo në Fier. Kjo kishte arsye të fuqishme që nuk
vjen dot, sepse ka të ëmën të sëmurë me sklerozë. Njeri tjetër që ta
mbajë nuk ka. Duke rënë në këtë marrëveshje unë pranova që të vij këtu.
Plus që zonja e nderuar më tha që mamaja merr një pension. Sepse kur
diskutohet një bashkim, diskutohen edhe të ardhurat ekonomike. Me se do
të ushqehemi etj. Mua më mbajnë fëmijët, sepse unë kam probleme
shëndetësore. M’i japin muaj për muaj, më kanë llogaritur edhe për
shtëpi me qira. Nëna e Fluturës ka jetuar në Itali me vëllain e vogël,
aty i është lidhur një pension. Kjo i kërkon vëllait pensionin, vëllai
nuk i nis, por aty arrin e më shan mua. Kur një herë në 3 muaj, i dërgon
100 euro, kjo i thotë të keqen, t’u bëfsha. Kështu jam i zhgënjyer unë,
i them pse i thua kështu, kur ai merr 600 euro..

Flutura shkon sërish tek Arbeni…

Flutura: Pse do të ndahesh ti prej meje njëherë?

Arbeni: Po kjo është arsyeja moj. Zgjidhe njëherë me tët vëlla. Për këtë jam i zhgënjyer me ty.

Flutura: Ti ke vendosur të ikësh në Fier të ndahesh prej meje, për ça do ndahesh ti prej meje, ku e ke hallin?

Arbeni: Këtu e kam hallin se po vete 60 vjeç dua të rri 5 ditë…

Flutura: Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Ik mos më kap mua, o Ardit të lutem ma merr

Flutura: Jo s’ka Ardit këtu, Arditi do rrijë aty në vend. Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Po ik moj se nuk mbaroi dynjaja për burra.

Flutura: Nuk dua burrë tjetër unë, nuk kam nevojë për burrë tjetër. Kaq po të them, nuk ke punë të shkosh në Fier.

Arbeni: Zgjidh njëherë problemin me vëllain tënd pastaj bashkë edhe mund t’i zgjidhim.

Në këtë pikë ndërhyn edhe juristja Çobani.

Eni Çobani: Mos kij merak se Arbenin të paktën deri në fund të seancën e ke këtu./tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re