Kryeministri Edi Rama është duke iu përgjigjur opozitës në Kuvend për debatin e rritjes së çmimeve.

Ai u është drejtuar deputetëve të PD duke iu thënë se nëse vazhdojnë t’i bëjnë shqiptarët për budallenj, në opozitë do të mbeten.

“U bënë 8 vjet që përsërisni të njëjtën gjë. Merrni të njëtin rezultat. Prapë e përsërisni, merrni prapë të njëtin rezultat. Aty ju kam gjetur dhe aty do ju lë, nëse vazhdoni të përsërisni të njëjtën gjë dhe i merrni shqiptarët për budallenj.

Dje në samitin e BE të gjithë ata të vendeve të pasura dhe më pak të pasura, kryefjalë të shqetësimit kishin se cfarë mund të bëjmë së bashku sic bëmë me pandeminë për të përballuar furtunën e krizës energjitike. Ju u thoni shqiptarëve nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar. Shqipëria ka ujë, po thatësirë ka Shqipëria?Del Shqipëria për të blerë energji apo jo? Kur qeverisnit ju a dilte në treg Shqipëria, pë rtë  blerë energji?

Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë ishit pararoja si mishërimi i lëvizjes antikomuniste, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar e cila vendoste cmimet, në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, nuk pyet as se Spanja e as se Shqipëria ka më pak.

Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, kur ju dëgjion që flisni dhe mos tju njohësh, mendon se jeni mbeturina të partisë së punës.

Ndërsa deputeti i PD, Belind Këlliçi dëgjohet të thotë: Ik ore të të vijë turp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re