Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar si një ‘ditë të shënuar’ përfundimin e punimeve të Kuvendit ditën e djeshme për legjislaturën 2017-2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga e ka cilësuar Kuvendin si ‘Kuvendi i turpit’, pasi sipas tij ka prodhuar ligjet më të këqija, antidemokratike dhe idiote në botë.

Fuga shkruan ndër të tjera se nuk ka “logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti”.

Postimi i plotë:

Ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit! Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxorri me turp në breg të kënetës! Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re