Një prej vajzave 16-vjeçare nga Tirana të cilat u gjetën në Përmet pasi ishin zhdukur prej 4 ditësh ka treguar para grupit hetimor arsyen e largimit nga shtëpia.

Burime bëjnë me dije për abcnews se ajo ka deklaruar se familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme ndërsa është shprehur se janë larguar nga shtëpia me dëshirë pasi donin t’i jepnin një mësim familjeve të tyre.

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë.

Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetëra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit.

E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime.

Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re