Policia e Shtetit këtë të premte ka bërë ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.

 

Një nga emrat e drejtuesve të larguar është ai i Mitat Tolës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore dhe në vend të tij është emëruar Edmond Targaj.

 

Ky i fundit, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë, e ndërsa Tola është emëruar shef sektori në Policinë Rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re