Skip to content

Ikën energjia për shkak të zjarrit të rënë pranë nënstacionit në Valias, zonat që mbeten pa drita

oshee 1

Këtë të mërkurë është stakuar nënstacioni NST Valias, si masë paraprake për shkak të zjarrit të rënë pranë këtij nënstacioni.

Për shkak të kësaj masë janë lënë pa energji 6 fidera 6kV që furnizojnë zonat: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapizë, Laknas, Valias, Çekreze dhe Kasallë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se nënstacioni do të mbahet i stakuar deri në eliminimin e plotë të rrezikut të zjarrit.