Halit Valteri, deputeti i opozitës parlamentare bëri të qartë se në këtë zgjedhje do të kalojë me PS. Ai u shpreh kundër koalicionit të PD me LSI, ku njëri tha se fle e tjetri vjedh.

Halit Valteri: Këta kanë 30 vjet që janë marrë vesh me njëri-tjetrin dhe po t’i shikosh vetëm pasuritë që kanë, se si e bëjnë jetë. Shqiptarët e thjeshtë që punojnë ndershmërisht nuk i kanë 3 milionë euro një vilë, 200 mijë euro një makinë, nuk i kanë vilat ën bregdet.

Të gjithë i kanë. Ata kanë me nder jush 11 hale, edhe për macen. Në një apartament në plazh me zor e kemi blerë. Unë kam vuajtur shumë për të hequr Ilir Metën, sepse mendonim që mendonim se është më i keqi i politikës, që partia e tij shkatërroi PD, që nga 2009, e zbriti në opozitë, solli Ramën në pushtet, e mbajti në pushtet, e shkatërroi si parti dhe sot është prapë me të.

Rudina Xhunga: Pra në rast se nuk do të ishte Kryemadhi përkrah Lulzim Bashës…

Halit Valteri: Do të shkoja si ushtar i Lulzim bashës. Jo si deputet po si ushtar. Nëse PD do të dilte e vetme, pa këtë fugonin që nuk i sjell asnjë votë se është një furgon me gomë të shpuar, që nuk arrin kurrë në destinacion, do e filloja përsëri. Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër është një ëndërr e parealizuar. Sepse përndryshe do të marrim të gjithë valixhet.

Nuk ka shans të bëhet kryeministër me ato parti që ka zgjedhur. Basha ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit të PD. Nëse ti del e flet dhe thua duhet rrotacion, zotëri duhet të dish që nuk është punë vote, është punë rrote.

A mund ta lëmë Shqipërinë në dorën e dy njerëzve që kur njëri fle e tjetra vjedh? Unë nuk mund të jem pjesë e një koalicioni ku njëri flet e tjetra vjedh, e vjedh, e vjedh. Të akuzuar për korrupsion galopant në postet që kanë mbajtur”, tha Valteri në Shqip show.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re