Pas masakrave që tronditën Serbinë, Beoegradi do të pësojë edhe shok politik. Sipas tabloidit serb “Informer.rs”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, do të dalë në media të hënën për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto vendime tronditëse, sipas gazetës, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Raportet vijnë pas seancës Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçix, i cili ka propozuar dorëheqjen e kabinetit të kryeministres Ana Brnabiq Po ashtu ai ka propozuar dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçic nuk do të mund të kandidonte për president Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në SNS Kuvendi më 27 maj”, shkruan media. “Informer” raporton po ashtu se ka konfirmimin nga krerët e SNS-së se të hënën në mbrëmje presidenti Vuçic “do të shpallë vendime të gjera politike që do ta ndryshojnë Serbinë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re