Dy motra raportohet se kanë ngatërruar dhëndrat e tyre gjatë një martese të dyfishtë në Indi.

E përditshmja britanike Metro shkruante se Nikita duhet të martohej me një burrë të quajtur Bhola, kurse motra e saj Karishma duhet të martohej me Ganesh.

Shumë miq e familjarë ishin mbledhur për ceremoninë e mbrëmjes në fshatin Aslana në shtetin indian të Madhya Pradesh.

Por ceremonia u zhyt në errësirë prej një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike.

Gjatë kaosit që vijoi, palët në martesë dhe të ftuarit silleshin rrotull në errësirën që kishte mbuluar ndërtesën.

Kur u bë e qartë se energjia elektrike nuk do të rikthehej së shpejti, prifti vendosi të vijonte procedurën për të mbyllur ‘ditën e tij të punës’.

Por pa e ditur Nikita e Karishma kishin ndërruar karriget. Vajzat ishin veshur me fustanet e ngjashme të kuqe dhe vellot e luleve i errësonin fytyrën

E përditshmja britanike Independent raportonte: “Disa rituale të para-martesës u kryen prej tyre me partnerin e gabuar dhe familjarët e kuptuan gabimin”.

Dora e njërës nuse iu dha dhëndrit të gabuar prej errësirës. Ndërprerjet e energjisë po bëhen të zakonshme të fshatrat indiane.

Mediat vendase shtonin se ngatërresa nisi pasi babai i vajzave Rameshlal Railot, organizoi martesën madhore si për djalin ashtu dhe tre bijat e tij.

Railot e përshkruante ndërprerjen e energjisë si një ‘turpërim’ por shtoi i lehtësuar se gabimi i ishte kuptuar para çiftet e gabuara të këmbenin premtimet e martesës.

Nuk është e qartë nëse vajzat i njihnin burrat me të cilat po martoheshin, shkruanin mediat vendase.

Temperaturat e larta në Indi kanë shkaktuar një rritje të kërkesës për energji dhe disa kompani kanë ndërprerë energjinë si një reagim ndaj situatës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re